Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij, mesazhi i Kushtetueses është i qartë, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Ai po ashtu përmes një postimi në Facebook, theksoi se Kuvendi ose konstitiuohet ose vendi shkon në zgjedhje.
“Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Logjika kushtetuese është e qartë: nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, ai shpërndahet dhe qytetarët vendosin përsëri në zgjedhje brenda 45 ditëve. Nuk ka më justifikime për bllokada politike. Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje”, tha Gashi.
LEXO EDHE:
Kushtetuesja publikon vendimin: Seanca konstituive nuk ka përfunduar
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri