Gashi paralajmëron hetim parlamentar lidhur me dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore

12:04 | 3 Gusht 2023
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka paralajmëruar hetim parlamentar lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore, përkatësisht me produkte esenciale, kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore.