Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se komuna e Obiliqit “sot filloj javë ndryshe, me plotë gjallëri e frymëzim”, duke iu referuar fillimit të vitit të ri shkollor.
Gashi gjithashtu përgëzoj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në respektimin e tri masave themelore për anti-Covid, si dhe ju ka dëshiruar suksese në rrugëtimin e dijes, duke ju siguruar se angazhimi mbetet i vazhdueshëm në ofrimin e kushteve sa më cilësore arsimore!
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Sot, Obiliqi filloj javën ndryshe, me plotë gjallëri e frymëzim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nisi procesi mësimor për vitin shkollor 2020/21.
Përgëzoj gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në respektimin e tri masave themelore anticovid-19: mbajtjen e distancës,maskës dhe higjenës, duke u kujdesur për veten dhe për të tjerët përreth nesh!
Uroj nga zemra të gjithë nxënësve suksese në rrugëtimin e dijes, e mbi të gjitha Zoti ju ruajt shëndetin e ju bekoftë me të mirat e tij si dhe ju siguroj se angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm në ofrimin e kushteve sa më cilësore arsimore!
Xhafer Gashi“
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...