Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur, edhe një herë ka folur për deklaratat e ish-kryeministrit Albin Kurti, që thoshte se në Uashington ekziston një marrëveshje e fshehtë.
Ai ka potencuar se kjo ka qenë arsyeja që e kanë bërë mocionin e mosbesimit, derisa për kryeministrin aktual, Avdullah Hotin, Gashi thotë se një i tillë i duhet Kosovës.
“Më kujtohet se unë si bashkëdrejtues i koalicionit qeverisës, pata propozuar rezolutë në Kuvend, për t’i dhënë garanci ish-kryeministrit Kurti, por prapë ai refuzonte hezitonte dhe refuzonte të shkonte në Uashington, madje ndjellte panikë.
Thoshte se s’do të marrë përsipër të hap tapat e shampanjave dhe t’i aktivizojë thikat, por e vërteta doli ndryshe, por e vërteta është se kryeministri duhet t’i marrë detyrat kushtetuese.
Mungesa e guximit, ka pasoja politike dhe për Republikën dhe këto s’duhet t’i lejojmë të ndodhim, e për këtë bëmë mocionin e mosbesimit.
Pretendoj që është një kryeministër normal i barabartë me secilin ne BE, një kryeministër është ai çfarë i duhet Kosovës, s’i duhet një kryeministër që ndjell frikën në vend e që kontribuon në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu