Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, nuk duhet të kandidohet për kryeministër nga LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Muhaxheri ditë më parë u shpreh i gatshëm që të kandidojë për kryeministër nga LDK-ja, duke u bazuar në fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e fundit lokale në Pejë. Megjithatë, sipas Gashit, nëse Muhaxheri kandidohet për kryeministër nga radhët e LDK-së, kjo parti rrezikon ta humbë Pejën.
“Është vullnet personal i dikujt. I respektueshëm, por organet e partisë marrin vendimin se kush është më së miri t’i prijë projektit të LDK-së. Unë nuk e kam pa ku e ka thënë deklaratën Muhaxheri. Ndoshta ka qenë në formë shakaje, apo në formë finale-zyrtare. Mendoj se Muhaxheri ka bërë punë të mirë në Pejë dhe ka plot që mund të vazhdojnë qeverisjen në nivel qendror. Nëse vjen në nivel qendror duhet të shkojmë në zgjedhje në Pejë. Nëse konsideron LDK-ja që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky kandidat ta bartë listën në nivel qendror, është në rregull. LDK-ja duhet të vlerësojë a është më mirë të mbajë një qendër të rëndësishme si Peja, apo të hyjë në zgjedhje me rezultat të panjohur sepse zgjedhjet janë gjithmonë të panjohura dhe mund të rrezikojmë humbjen e Pejës, apo dikush të vazhdojë me Pejën e tjetër kush të bartë me sukses LDK-në në nivel qendror”, ka thënë Gashi në Interaktiv të KTV-së./Koha.net/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...