Shef i shtabit të koalicionit Nisma-AKR-PD, Dardan Gashi, ka treguar se dy dite më parë është dorëzuar zyrtarisht lënda në Gjykatën Kushtetuese për sa i takon votave të diaspores, të cilat kanë ardhur pas ditës së votimit.
“E kemi dorëzuar një ankesë që lidhet me vendimin e Gjykatës Supreme rreth votave të diasporës që kanë arritur pas afatit të ligjshmërisë”.
“Gjykata Supreme në këtë rast sipas mendimit të gjykimit tonë ka marrë vendim të jashtëligjshëm sepse rregullat e kanë përcaktuar që votat nga diaspora të arrijnë deri më 5 tetor, ndërsa votat nga diaspora kanë arritur mbi një javë pas afatit, dhe kështu janë të kundërligjshme”.
“Kemi kërkuar që ligjshmëria të mbrohet. Kjo është betejë e Nismës për ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe jo për Nismën sa i përket pragut sepse atë e kemi kaluar”.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të reflektonte në numrin e deputetëve në përgjithësi. Komisioni zgjedhor ka pritur gjithmonë që të përfundojnë ankesat ligjore dhe duhet të pritet edhe në këtë rast”.
“Ky vendim i Gjykatës Supreme e ka humbur ligjshmërinë e zgjedhjeve duke i futur në numërim votat që kanë ardhur pas afatit ligjor”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...