Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Diasporës e Investimeve, Dardan Gashi tha se diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.
Gashi në një intervistë për RTK, ka folur për rolin e Ministrisë së Diasporës në investime dhe për planet që i ka kjo ministri që të ketë më shumë investime në Kosovë.
“Nga viti 2007 Kosova ka ngecur në thithjen e investime. Nga ai vit kemi pasur rënie në investime të jashtme. Me ligjin për investimeve strategjike, synojmë të kemi investime të jashtme. Këto investime nuk mund të kryhen nga afaristët tanë”, tha Gashi në emisionin “Subvencion”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të udhëhequr nga Behxhet Begu.
Gashi vlerësoi se ka pasur ngecje në investimet që kanë të bëjnë me sektorin energjetike. “Ne jemi vonua, vite më parë kemi pasur investitorë serioz që kanë shprehur gatishmërinë për të investuar në energji me miliarda euro. Ka qenë projekti që të kemi prodhim deri në 2MË”, tha ai.
Gashi ka folur edhe për prodhimin që ka Kosova. “Sot Kosova varet shumë nga Serbia. Ne kemi qenë vende që kemi prodhuar. Duhet që të japim tokën publike që të rrisim prodhimin dhe të mund edhe të eksportojmë dhe jo vetëm të varemi nga importi”, deklaroi Gashi.
Sipas tij në disa procese ka pasur dështim në privatizim. “Si të suksesshëm në privatizim janë dy ndërmarrja të mëdha, “Sharrcem” dhe ‘Ferronikel”, ndërsa shumë ndërmarrja të tjera janë privatizim të dështuara”, deklaroi ai.
Për mjetet që sot janë të AKP-së dhe që janë të bllokuara, Gashi tha se janë proceset dhe debitorët që i kanë bllokuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...