Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi iu është drejtuar përmes një letre ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiut duke kërkuar nga i njejti që t’i përcjellë aktvendim lidhur me zhvillimin e hetimeve për rastin e Astrit Deharit.
Gashi në letrën drejtuar kryeprokurorit Shefkiu ka kërkuar që të ju përcjellë aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të rastit të Astrit Deharit, e atyre që e kanë përcjellë këtë rast tash e tre vite.
Llogari ai ka kërkuar edhe për ata persona që sipas tij kanë ndihmuar në fshehjen e krimit duke punuar si një grup shkruan Gazeta Express.
Gashi ka shkruar se Prokuroria Themelore në Prizren nuk ka qenë bashkëpunuese në zbardhjen e rastit Dehari, derisa shkruhet se familja beson se shumë prova materiale nuk ju janë dhënë fare.
“Kërkojmë nga ju që të na jepni të gjitha shkresat e lëndës, duke përfshirë edhe shkresat e lëndës të dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër, në gjuhën në të cilën janë përkthyer për tu dërguar në Zvicër. Ju lus që të gjitha materialet-provat që janë me ngjyra të na i dërgoni poashtu të tilla me ngjyra e jo të kopjuara në bardhë e zi”, shkruhet në këtë kërkesë.
Javën e kaluar kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka marrë vendim që hetimet për rastin Dehari të zhvendosën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...