Mbledhja e sotme e Kuvendit u ndërpre pasi që që në Kuvend nuk pati kuorum të mjaftueshëm. PDK sot e braktisi seancën e Kuvendit në shenjë revolte për ngjarjet e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.
E lidhur me këtë çështje i ftuar në intervistën me Fidan Jupollin në Express, deputeti i LDK’së, Arben Gashi e ka një shpjegim.
“Ishte një zhvillim i çuditshëm, ne nuk ishim të informuam për punën e ndërprerjes së seancës. Partnerët e koalicionit qeverisës dolën jashtë. Ishte situatë komike, e paarsyeshme dhe e pa logjikshme. Partnerët e koalicionit kanë një presion lidhur me çështjet e sundimit të ligjit. Presioni i Gjykatës Speciale ose çështjeve të tjera që pritet të aktualizohet në Kosovë. Ka zhvillime që i kanë shqetësuar partnerët e koalicionit. Në aspektin e konsolidimit të akterëve të EULEX’it”, ka thënë Gashi.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...