Analisti Astrit Gashi ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti, lidhur me reciprocitetin me Serbinë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në opozitë e proklamon këtë ide, ndërsa tash kur janë në Qeveri thonë se nuk është zgjidhje.
“13 vjet ne politike: Reciprocitet, Reciprocitet…60 dite ne Qeveri: Reciprociteti nuk është zgjidhje”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe Albin Kurti edhe gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar vendosjen e reciprocitetit, por deri më tani nuk ka marrë një vendim.
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari të martën ka deklaruar se reciprociteti nuk është zgjidhje.
Qeveria Kurti 1 ndër vendimet e para që kishte marrë ka qenë vendosja e reciprocitetit./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...