Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e rregullt me Atashetë e Migrimt të ambasadave të huaja në Kosovë, me qëllim për të diskutuar trendët e përgjithshme të migrimit, me theks të veçantë lëvizjet migratore, si dhe monitorimin e procesit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pas procesit të liberalizimit të vizave.
Në këtë takim, Koordinatori kombëtar për Migrim, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani theksoi menaxhimi i migracionit është ndër politikat më të rëndësishme të institucioneve të Kosovës.
Ai tha se që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluara në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt. Dhe kjo qasje e ndërtuar ndër vite ka dhënë rezultatet e saj dhe tashmë tendencat e migracionit, veçanërisht migracioni i parregullt nga Kosova drejt Bashkimit Evropian, ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm, ndërsa trendi i migracionit të rregullt, veçanërisht për qëllime të punësimit, është në rritje.
“Siç jeni në dijeni, nga data 1 janar 2024, ka filluar lëvizja e lirë në zonën Schengen për qytetarët e Republikës së Kosovës, e drejtë kjo e fituar me shumë punë dhe përkushtim. Si institucione kemi bërë përgatitjet e duhura për të menaxhuar këtë proces, duke përfshirë informimin e qytetarëve tanë lidhur me të drejtat dhe obligimet që derivojnë nga kjo liri e lëvizjes. Në bazë të raporteve, të cilat i kam pranuar nga mekanizmat përgjegjës institucionalë deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në suaza normale dhe nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”, theksoi zëvendësministri Gashani.
Në këtë takim zëvendësministri Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, presim të miratojmë Ligjin e ri për të Huajt, si një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.
“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi zëvendësministri Gashani.
Në këtë takim u diskutuan për çështje të ndryshme për fushën e migrimit. Në këto diskutime morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të
Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit./Arbresh.info
Osmani: Gratë në uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së
Vazhdojnë protestat e studentëve në Beograd
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsi...
Valverde pas gabimit me Bilbaon: Atë natë pata probleme me g...
Vetura e policisë godet një këmbësor në rrugën Mitrovicë-Lep...
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e RMV-së në Koso...