Subjektet politike i kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’i prezantuar kandidatët për kryetarët komunash. Konkurrencë do të ketë mes kandidatëve të partive politike gjithandej Kosovës.
Nga Democracy Plus thonë se garë e ngushtë do të zhvillohet në Komunën e Prishtinës, ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Kurse, nga GAP thonë se disa prej kryetarëve të komunave kanë më tepër epërsi për shkak performancës të treguar gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.
Garë e fortë pritet edhe në qendrat më të mëdha, si Gjakova, Ferizaj e Prizreni.
Partitë politike shpesh i rikandidojnë kryetarët aktualë, meqë i njohin më mirë problemet e komunës, por kjo nuk është garancë se ata do ta marrin mbështetjen edhe për një mandat tjetër.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër