Policia e Kosovës e ka gjobitur dy shoferë pasi me veturat e tyre me datën 18.12.2023 kanë bërë gara me shpejtësi në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 19.12.2023 ka paranuar një informatë ( sekuence me video) se në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj, dy shoferët : H.A (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe S.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, me veturat e tyre me datën 18.12.2023 rreth orës 22:35 po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtësve sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro dhe 1 pikë negative.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...
Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-...
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...