Instituti GAP ka publikuar raportin “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”.
Sipas këtij raporti, Kosova ka shkallën më të lartë të jo-aktivitetit në Ballkanin Perëndimor.
Në raport thuhet se rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm 461 mijë persona (43%) janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 613 mijë persona (57%) janë jo-aktivë
“Kosova ka shkallën më të lartë të jo-aktivitetit në Ballkanin Perëndimor: nga rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm 461 mijë persona (43%) janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 613 mijë persona (57%) janë jo-aktivë. Nga personat jo-aktivë, 66% janë gra dhe 34% janë burra, që nënkupton se veçmas pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës mbetet sfidë serioze. Kosova radhitet e para në Evropë dhe e pesta në nivel botëror për pjesëmarrjen më të ulët të grave në treg të punës. Po ashtu, 78 mijë të rinj (30%) nuk janë të angazhuar në arsim, punë apo trajnim (NEET), një përqindje shumë më e lartë se mesatarja e BE-së (9.9%) dhe më e larta në rajon”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...
Dogana zbulon mall të padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro ...
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...