Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancë pleanare të Kuvendit i’u drejtua opzitës duke i’a përkujtuar kohën kur vetëvendosja e kishte gjuajtur me vezë marrëveshjen e nënshkruar nga Isa Mustafa që tani e prezanton Armend Muja, shkruan arbresh.info.
“Nuk mundem në asnjë formë pa e shpreh habinë time tërë entuziazim dhe mënyrë se si e prezanton marrëveshjen për energjinë e nënshkruar nga Isa Mustafa të cilin dikur e kishit gjuajtur me vezë dhe në mënyrë të shkëlqyeshme spektakulare e prezanton sot Armend Muja mbeta e habitur”, tha ajo.
Para shtatë vjetëve, gjatë raportimit të tij në Kuvendin e Kosovës, për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel, ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është gjuajtur me vezë nga disa deputetë të opozitës.
“Të gjitha marrëveshjet janë nënshkruar më akordim të plotë me Bashkimin Europian dhe SHBA. Kjo pako është në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe ligjet ekzistuese”, pati deklaruar Mustafa./arbresh.info/
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...