Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për ofendimet që asaj po i bëhen pas një deklarate për kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurtit.
Musliu, duke iu referuar lidhjes së Kurtit me Norvegjinë, prej nga vjen edhe gruaja e tij, tha se fëmijët e kryeministrit nuk e flasin as gjuhën shqipe, dhe kjo sipas saj është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë me një kryeministër të vendit.
Pas kësaj deklarate, shumë qytetarë e kanë kritikuar dhe ofenduar në mënyra të ndryshme, e për këtë Musliu në emisionin “DPT te Fidani” në T7 thotë se nuk ndjehet e fyer nga dikush që nuk e njeh atë.
“Absolutisht jo, do të ndjehsha e fyer nga dikush që më njeh, e njeh karakterin tim, personalitetin tim, punën time dhe jeten time. Unë bëj punën time që kam bërë tash e 10 vjet. Përderisa unë ndërgjegjen e kam të pastër, përderisa unë jam e sigurt edhe e vetëdijshme për gjërat që tham”, tha Musliu.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër