Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do ta votoj në Kuvend sepse populli po e zgjedh vet vuajtjen

11:25 | 10 Dhjetor 2025
E.G

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka qenë prej deputeteve më kritike të Albin Kurtit, ka dhënë një zotim interesant.

Ajo ka premtuar se nëse Albin Kurti do t`i marrë sërish 42 për qind të votave, vota e saj në Kuvend do të jetë pro qeverisë “Kurti 3”.

Në një intervistë për portalin “Infokus”, ajo ka treguar pse do ta bëj këtë.

“Unë pata thanë se më përpara e këpus dorës se sa ta votojë qeverinë e LVV-së në Kuvend dhe nuk e kam votua. Mirëpo, nëse Kurti i merr 42% sërish në zgjedhje, unë vetë me dorën time do ta votojë në Kuvend qeverinë e tij, sepse ky popull po e do dhe po e zgjedh vetë vuajtjen.”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme