Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Musliu thotë se dorëheqja e tyre do t’i bënte nder Kosovës.
Kërkesa e Musliu vjen pas arrestimit të një numri të madh të policëve në pikat kufitare.
“Pas arrestimit të numrit të madh të policëve, nuk ka me kuptim qe edhe me tutje te ushtrojne detyren e tyre, Drejtori i Përgjithëshem i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe Ministri i Punëve të Brëndshme Xhelal Sveçla”, shkroi Musliu në Facebook.
“Doreheqja e tyre do ti bente ndere Policise se Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçles”, shtoi ajo.

Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...