Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është drejtuar kandidatit për kryetar të Ferizaj nga radhët e LVV, Faton Topalli, me një pyetje nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
“A do të ketë kunja ferizaji edhe a do të ketë suficit buxheti,” ka pyetur Musliu
Ajo thotë se asnjëherë nuk do të besonte se LDK-ja do të bëhej mekanizëm i LVV.
“Se LDK bëhet mekanizëm i LVV kurrë nuk e kisha besu,” është shprehur Musliu në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën po debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”.
Ajo ju drejtua me një mesazh LDK-së, nga foltorja.
“Mos rrëshitni se keni me gabu shumë rond.”
Ajo foli edhe për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për kohën sa iu kishte bashkuar kauzave të Vetëvendosjes.
“Në momentin që u shkëput nga kjo lëvizje u kthye si triumfues,” thotë Musliu.
/arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot