Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Pullë postare”, e autorit Haxhi Gjoni.
Kësaj radhe, hapësira ekspozuese e Galerisë do të mbulohet me një domen artesh skulpturore, ku autori Haxhi Gjoni shpërfaq kreativitetin e profilit të vet skulpturor, bërë me tehun e daltës.
Kjo ekspozitë, para së gjithash ka simbolikën e daktilografisë shprehëse, nisur me paraqitjen në medaljone të personazheve të mëdha siç është Nëna Terezë, e cila vjen si format pusulle ose si pullë postare në kontekstin e gjenezës, prejardhjes dhe vizionit të saj prej paqeje botërore.
“Skënderbeu”, “Koka e shqiponjës”, “Familja e murosur në gur”, “Hyjnesha në fron”, “Mikelanxhelo”, “Koka e kalit” etj., janë disa prej punimeve të tij me të cilat paraqet identitete historike, të farkëtuara në kulturën e gurit afrikan, indian, apo ballkanik.
Ekspozita financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është z. Naser Shatrolli.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...