Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka dal në mbrojtje aktivistes për të drejtat e njeriu, Natasha Kandiq, pasi kësaj të fundit, i vendosen afishe fyese në rrugët e Beogradit.
“Natasa Kandic, ka qenë sikur një ishull i pastër, edhe në momentet më të zeza të historisë së kohëve të fundit. Ajo është e guximshme dhe ajo nuk do mund të ngacmohet. Unë besoj që fuqia e saj për të folur hapur për krimet e luftës e bënë atë një patriote, e jo një tradhtare”, thuhet në reagimin e diplomates kosovare, transmeton Indeksonline
Raportohet se Lëvizja “Zavetnici” gjatë ditës së sotme ka mbajtur një protestë para Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut ndërsa nga Iniciativa Qytetare theksohet se bëhet fjalë për “Protestë kundër OJQ-ve”.

“Do ta ndjekim Natasha Kandiqin, Sonja Biserkon dhe OJQ-të anti-serbe nga hapësira afariste e qytetit. Çmimin Nobel për tradhti ndaj popullit serb e fitoi”, shkruan në këto postierë.
Ndryshe, Kandiq ishte e angazhuar fuqishëm për zbardhjen e krimeve serbe ndaj shqiptarëve në luftën e viteve 98-99. Kërcënime të tilla ajo kishte marrë edhe në të kaluarën nga radikalët dhe ultranacionalistët serbë. /Indeksonline/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...