Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë thirrje për mbështetjen e prodhimeve vendore, duke vënë theksin te bujqësia si një sektor kyç për zhvillimin ekonomik lokal.
“Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë! Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona. Le t’i konsumojmë produktet e fermerëve të komunës sonë, që ata të vazhdojnë të mbjellin e të korrin edhe në vitet që vijnë”, tha ai./Arbresh.info
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...