Në kuadër të projekt-fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi. Është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”, hetuesit e aksidenteve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, së bashku me ekspertë të fushës, kanë zhvilluar ligjëratë vetëdijësuese me studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, tema kryesore e ligjëratës, e mbajtur nga hetuesi i aksidenteve Gentrit Qalaj, ishte shpejtësia e automjeteve dhe pasojat e saj në trafik, shkruan Arbresh.info.
“U theksua rreziku që paraqet tejkalimi i kufizimeve të lejuara, pasojat e aksidenteve me lëndime dhe humbje jete, si dhe përgjegjësia ligjore e shoferëve të automjeteve”, thuhet në komunikatën e policisë.
Po ashtu, para studentëve u prezantuan statistika të aksidenteve dhe gjobave për tejkalim shpejtësie për vitet 2024 dhe 2025.
Ndërkaq, eksperti i komunikacionit rrugor, Xhemil Halili, paraqiti argumente shkencore dhe inxhinierike mbi ndikimin e drejtpërdrejtë të shpejtësisë në sigurinë rrugore.
“Shpejtësia është faktor kryesor në shkaktimin e aksidenteve, ndikon në gjatësinë e rrugës së ndaljes, ngushton fushëpamjen e ngasësit dhe rrit ashpërsinë e pasojave të aksidenteve”, theksohet në njoftim.
Policia bëri të ditur se fushata vetëdijësuese do të vazhdojë deri më 28 shkurt 2026, ndërsa ligjërata të ngjashme do të mbahen edhe në universitete private dhe në disa shkolla të mesme të larta në Ferizaj, sipas plan-programit të projektit.
Paralelisht, zyrtarët policorë së bashku me vullnetarët e OJQ-së “Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt” do të shpërndajnë fletushka vetëdijësuese për shoferët.
“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Respektimi i rregullave në trafik shpëton jetë”, thuhet në fund të komunikatës së Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj../Arbresh.info/
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...