Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit duke filluar nga data 12 tetor.
Ky sistem i avancuar, i njohur si EES – Entry/Exit System – do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës.
Sipas asaj që raporton “The Guardian”, sistemi do të: Zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave; regjistrojë datën dhe kohën e hyrjes dhe daljes; kapë të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës (vetëm njëra nga këto); llogarisë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar dhe do të sinjalizojë shtetet anëtare në rastet e qëndrimeve të tejzgjatura.
Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.
Sistemi i ri, do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit.
Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.
Makineritë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve tashmë janë vendosur në disa pika kalimi, përfshirë terminalin Eurostar në Londër dhe Portin e Doverit.
Komisioni Evropian thotë se ky sistem do të rrisë sigurinë kufitare dhe do të përshpejtojë procesin për udhëtarët e rregullt.
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë