Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vend për pesë ditët e ardhshme parashikohet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.
Temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja, përcjell Arbresh.info.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (23-27 dhjetor 2024);
Të hënën, moti do të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi.
Të martën, moti do të mbetet i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 deri 1°C, ndërsa maksimalet nga 1 deri 2°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
Të mërkurën, moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë 0 deri 1°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
Të enjten, moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet 0 deri 1°C. Era kryesisht do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s.
Të premten, moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1°C dhe maksimale nga 0 deri 1°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja./Arbresh.info
“Shqipëria, një ‘Itali e re’”, Rama: Ne na ka bekuar Zoti, p...
As të dielën nuk pushojnë – deputetët nesër në sallë për ten...
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për ...
“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të...
Policia vret një migrantë në Serbi
Rama akuzon “Pastrimin” për bllokimin e 30 kamionëve: Ekipet...