Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një pjesëtar të UÇK-së në intervistë.Ish- pjesëtari i UÇK-së, tani veteran i luftës, Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati në Facebook.
Gucati nuk ka njoftuar nëse Afrim Bytyqi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.Para disa ditëve, Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për krime lufte.
Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar një protestë me datën 9 korrik në lidhje me aktakuzat e kësaj Gjykate.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...