Në kuadër të testimit të gatishmërisë operacionale, me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvilluar ushtrimi fushor “Sinjali 2024” i cili kishte për qëllim testimin e komunikimit në FSK, në tri nivelet, Strategjik, Operacional dhe Taktik.
Ushtrimi është zhvilluar në territorit Republikës së Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit, shkruan Arbresh.info

Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi me bashkëpunëtor vizatuan Qendrën e Komunikimit të dislokuar në terren, prej nga u njoftuan nga afër me ecurinë dhe rrjedhjen e ushtrimit “Sinjali 2024”

Shefi i G6 në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Fidaim Elshani i prezantoi Gjeneral Qeriqit kapacitetin dhe gatishmërinë e komunikimit, duke demonstruar direkt mbështetjen me komunikimin në disa zona të operacionit në të njëjtën kohë, me qëllim për të ofruar komandim-kontroll për trupat e angazhuar në operacione.

Ushtrimi është përmbyllur me analizën pas aksionit, kthimin e forcave në vendbazime./Arbresh.info/

Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...