Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët e fesë myslimane me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Jashari ka shprehur urimet më të sinqerta për fillimin e këtij muaji të shenjtë, dhe ka uruar që ky muaj gjithë familjet t’i gjejë me harmoni.
“Shpreh urimet e sinqerta për fillimin e muajit të shenjtë të ramazanit gjithë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të besimit Islam. Uroi që muaji i madhërishëm i ramazanit të na gjejë familjet tona në harmoni, paqe dhe lumturi ku do që jemi, duke shpresuar që sakrifica toleranca dhe solidariteti të përcillen te të gjithë qytetarët e Kosovës gjatë këtij muaji të shenjtë”, thuhet në njoftimin e faqes së Forcës së Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...