Forca e Sigurisë së Kosovës tani është e gatshme profesionalisht të kryej çdo detyrë emergjente që kanë të bëjnë me asistimin e autoriteteve civile gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera që kërkojnë asistencë humanitare.
Kjo pasi që, Brigada për Reagim të Shpejtë nga radhët e FSK-së dhe Ushtria amerikane për Evropë mbajtën një ushtrim të përbashkët të titulluar “Ndihma e Kosovës” apo “Kosovo Aid” në Aeroportin e Gjakovës, shkruan kp.
Ushtrimi u realizua me asistimin e Brigadës së Katërt të Këmbësorisë Parashutiste Luftarakenga Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht e bashkangjitur Ushtrisë amerikane për Evropë, si dhe Komandës së SHBA-ve për Evropë.
Për të parë nga afër ekzekutimin e ushtrimit nga brigada për reagim të shpejtnga radhët e FSK-së dhe ushtrisë amerikane: ishin edhe zëvendës ministri Fadil Gashi,Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së dhe Ushtrisë amerikane për Evropë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se ka qenë një trajnim shumë i suksesshëm për shkak se ndihmon në gatishmërinë e FSK-së në raste emergjente.
Kurse, komandanti i Operacionit, Vegim Krelani ka thënë se Kompania A e batalionit të dytë të brigadës “Reagimi i shpejt” në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane
Majorët amerikanë u ndanë të kënaqur me përformancën e FSK-së. Jason Wayne, major nga Brigada e Katërt e Këmbësorisë Parashutiste Luftarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se qëllimi i këtij trajnimi është që të trajnohen pjesëtarët e FSK-së për të qenë të gatshëm në raste emergjente dhe fatkeqësive natyrore.
Pjesë e skenarit të këtij trajnimi ishin Aeroplanët amerikan të tipit C130J, të cilët zbarkuan ngarkesa me parashutistë në aeroportin e Gjakovës si dhe skenarë të tjerë të ushtrimit sipas skenarit të planifikuar.
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...