Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka realizuar trajnim certifikues për HAZMAT.
Zyrtarë të institucioneve të Sigurisë Publike, Policia e Kosovës (PK), Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues dhe Dogana e Kosovës, përfunduan me sukses trajnimin certifikues.

Instruktorë nga Qendra e Doktrinës së KDS-së dhe Garda Kombëtare ligjëruan tema të HAZMATIT, Nivelit Ndërgjegjësues.
Në njoftimin nga FSK, thuhet se ky nivel ofron njohje fillestare për reaguesit e parë në një vend incident me materie të rrezikshme.
“Plan-programi i këtij kursi përfshin 09 kapituj, si: Njohja me rreziqe dhe ndikimi i materieve të rrezikshme tek njeriu; shqisat dhe roli kufizues gjatë identifikimit të materieve të rrezikshme; Klasat e materieve të rrezikshme; Referencat e shkruara dhe elektronike për materie të rrezikshme; Pankartat, etiketat dhe shenjat; Përdorimi i udhëzuesit ERG; Përdorimi i udhëzuesit NIOSH; Përdorimi i udhëzuesit NFPA; Format bazë të kontejnerëve”, njofton FSK-ja.

Reagimi me materie të rrezikshme është sfidë në vete, prandaj shkëmbimi i përvojave në mes të agjensioneve do të ndikoj në ngritjen e kapaciteteve në institucionet e sigurisë për t`u përballur me lehtë me rreziqet që paraqesin materiet e rrezikshme./Arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A