Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se forcat ushtarake të Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin për qitje luftarake me mortaja.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se trajnimi është mbajtur përmes bashkëpunimit në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së, duke shtuar se tani janë rritur kapacitetet, të specializuara me armë të zjarrit indirekt për mbështetje të afërt me zjarr me kalibra dhe municione të ndryshme.
Postimi i tij i plotë:
Forcat tona përfundojnë me sukses trajnimin për qitje luftarake me mortaja.
Shtohen kapacitetet tona të specializuara me armë të zjarrit indirekt për mbështetje të afërt me zjarr me kalibra dhe municione të ndryshme.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ushtarak në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së, nën drejtimin e instruktorëve të forcave tokësore shqiptare, është realizuar me sukses trajnimi i përbashkët me realizimin e qitjeve luftarake me mortaja dhe xhenion luftarake, në poligonin kombëtar të Bizës.
Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!
Së bashku gjithmonë jemi më të fortë! /arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”