Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve ushtarake për mbështetje ushtarake autoriteteve civile, ka realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë”, një trajnim i specializuar që synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.
FSK njofton se qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si në nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.
“Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër