Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66.
Sipas njoftimit, ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, shkruan Arbresh.info.
“Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...