Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, Komanda e Logjistikës me njësit e saj ka realizuar garë ekipore “Forca 2023”.
Sipas njoftimit, qëllimi i garës ishte ngritja e motivit, vullnetit dhe frymës ekipore tek komponenti i nënoficerëve dhe ushtarëve në kuadër të Komandës së Logjistikës, përcjell Arbresh.info
Garuesit patën mundësin të shfaqin shkathtësitë e tyre në shumë disiplina individuale dhe kolektive, duke treguar kështu frymën ekipore dhe shkathtësitë individuale, garuesit kanë treguar guxim, motiv dhe disiplinë në të gjitha sfidat e garës.
“Rezultati i garës ka qenë një tregues i mirë i gjendjes fizike, motivit dhe vullnetit të pjesëtarëve të Komandës së Logjistikës duke treguar kështu disiplinë dhe guxim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info



Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...