Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), ka njoftuar ka përfunduar me sukses trajnimin për automjetet HMMVV.
Në faqen zyrtare të FSK-së, thuhet se trajnimi është realizuar nga instruktorë të licencuar të FSK-së, ku morën pjesë kursant nga Regjimentet e Këmbësorisë, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gardës Kombëtare dhe Policisë Ushtarake, shkruan Arbresh.info
Tutje thuhet se qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së për ngasje të Automjeteve Taktike, Funksionimi Motorik, Metodat e Ngasjes, Kalimi i Pengesave, Manovrimi në terrene të vështira dhe tërheqja e tyre.

Njoftimi i plotë:
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, dhe planit të trajnimeve, në Komandën e Forcave Tokësore ka përfunduar trajnimi për Automjetet HMMVV, i realizuar nga instruktorë të licencuar të FSK-së, ku morën pjesë kursant nga Regjimentet e Këmbësorisë, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gardës Kombëtare dhe Policisë Ushtarake.
Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së për ngasje të Automjeteve Taktike, Funksionimi Motorik, Metodat e Ngasjes, Kalimi i Pengesave, Manovrimi në terrene të vështira dhe tërheqja e tyre./Arbresh.info/



Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore