Sot, Komandanti i misionit KFOR Gjeneral Major Enrico Barduani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendosë ekipe të Kërkimit dhe Shpëtimit në zonën e liqenit të Ujmanit.
KFOR-i njofton se autorizimi, i bazuar në arsye humanitare, është dhënë në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të lokalizuar dhe shpëtuar një 33-vjeçar që dyshohet se është mbytur në liqen disa ditë më parë, transmeton Arbresh.info.
LEXO EDHE:
“Ai është i kushtëzuar nga kërkesat dhe paralajmërimet specifike të përcaktuara nga KFOR-i, të cilat gjithashtu do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit. Përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së bie nën mandatin fillestar të FSK-së, i cili përfshin mbështetjen për komunitetet lokale, në përgjigje të fatkeqësive natyrore, përmes operacioneve të kërkim-shpëtimit”, thuhet në reagimin e FSK-së.
“Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada