FSK ka realizuar Kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”.
Në njoftim bëhet e ditur se ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se trajnimi është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale
Postimi:
Realizohet Kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit” – Gjenerata 01/2025
Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, është realizuar kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”, gjenerata 01/2025. Ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.
Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë përpjekjet e saj për ofrimin e trajnimeve të nivelit profesional, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përballimin e detyrave ushtarake.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren