Festa për 11-vjetorin e pavarësisë ka mbushur të shtunën sheshet e Prishtinë plot vizitorë.
Në mëngjes nga objekti i qeverisë, 7 kopje të deklaratës së pavarësisë janë nisur për në komunat më të mëdha të vendit.
Një nga to është vendosur në sheshin “Nëna Terezë”.
Deklarata është dërguar edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Në 11-vjetorin e shtetësisë, qytetarët presin ndryshime në vend.
Në shesin “Zahir Pajaziti”, gjatë ditës, është hapur edhe ekspozita me simbole të Pavarësisë së Kosovës.
Organizatori i kësaj ekspozite ka thënë se ekspozita i kushtohet ushtrisë dhe parakalimit që do të ketë ajo për herë të parë si ushtri.
Lokalet në kryeqytet kanë vendosur flamuj të shteteve që e kanë njohur vendin.
Në ndërkohë, qendra është bërë gati edhe për manifestimin qendror që është të dielën.
Ushtria e Kosovës pritet të parakalojë në sheshe në mesditë, derisa do të ketë edhe mbledhje solemne të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...