143 mjete shpërthyese janë larguar këtë të shtunë nga afërsia e nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë.
Eliminimi i tyre është bërë nga ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zviceran.
“Gjatë operacionit dy ditor janë larguar këto mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve. Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në lagje”, thuhet në komunikatën për media të FSK-së.
Tutje, bëhet e ditur se mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurt dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurt. /arbresh.info/
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...