Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua lartë në takimin e sotëm mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.
Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese.
Në takim u bisedua për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.
U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s.
Së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Agime Gashaj, Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, mirëpriten në takim ekspertët Keith Dunn, kryesues i grupit të ISG, Eric Leyde, Udhëheqësin e Programit, Robert Hale, ekspertin për buxhet, planifikim, ekzekutim, blerje, Robert Fix, ekspert i tranzicionit, Bruce Orvis, ekspert për personel si dhe Lance Jr. Burton, ekspert për logjistikë si dhe Kolonelin Steve Rose, Atasheun e Mbrojtjes së ShBA-ve.
Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik./arbresh.info/

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...