Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka çminuar dy mjete të pashpërthyera, njërin në Volljakë të Klinës dhe tjetrin në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë, në Klinë një person e kishte gjetur mjetin e pashpërthyer derisa po punonte arën, ndërkaq në Gjakovë mjeti u gjet në një shtëpi të pabanuar, shkruan arbresh.info
“Fsh. Volljakë, Klinë 07.04.2023-09:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në fushë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar A-6, në mënyrë të sigurt për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në raport. /Arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai