Në jug të Kosovës është zhvilluar një aktivitet i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe personelit të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), i cili kishte për qëllim trajtimin e sigurt të materialeve industriale të rrezikshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktiviteti u udhëhoq nga FSK në kuadër të mandatit të saj për mbrojtje civile, ndërsa në të morën pjesë njësitë e specializuara të KFOR-it nga Finlanda si dhe inxhinierë amerikanë, të cilët ofruan mbështetje teknike dhe operacionale.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...