Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të partneritetit ndërmjet FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve, manovrës, mbështetjes logjistike, personelit, komunikimit dhe kibernetikës, mjekësisë si dhe kanalit të nënoficerëve dhe zhvillimit të liderëve.
Sipas njoftimit, konferenca është realizuar në Ajova të ShBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral major Stephen Osborn, shkruan Arbresh.info.
“..Bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajova-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga Shefi i G3/7 SHPFSK, kolonel Astrit Haliti dhe pjesëmarrje nga: G1SHP, G4SHP Rreshter Majori i FSK-së dhe KFT. Gjatë këtij aktiviteti është rifreskuar plani i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2026 si dhe është përfshirë edhe viti 2027, në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së