Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, bëri homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sipas njoftimit, këto homazhe u bënë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave të lirisë, nderimin e trashëgimisë historike dhe shërbimin ndaj atdheut dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë