Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se fshirja e muralit të kryekriminelit Ratko Mlladiq, nuk ka qenë iniciativë e qeverisë në detyrë.
E për herë të parë pamjet e fshirjes së këtij murali, i kishte bërë ministri në detyrë, Elbert Krasniqi.
“Kjo nuk ka qenë ide, ose nuk kemi pasur bisedë me qeverinë, mirëpo kjo ka qenë nga fillimi i mandatit tim si kryetar komune, nga qytetarë të shumtë për m’u bë mbulesa e Mlladiqit, do të thotë të gjitha mbishkrimet dhe fotografitë e tij nga komuna e Zveçanit”, tha Peci në “Info Magazine”, transmeton Klankosova.tv.
I pari i Zveçanit shton se ka pasur shumë pakënaqësi nga të gjitha komunitetet për ekzistencën e këtyre mbishkrimeve politikisht jo të duhura për qytetarët.
Ai shtoi se puna po vazhdon, dhe është duke shkuar në mënyrë të rregullt.
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...