Sëmundja epidemike e fruthit është përhapur me të madhe në Kosovë. Mjekët sugjerojnë që të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me kohë, ta marrin tani atë.
Kjo për të iu shmangur ngjitjes së saj.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani thotë se disa prej të shtrirëve janë në gjendje të rëndë.
“Një fëmijë i moshës 4 muajshe është duke u mjekuar që katër ditë, gjendja është e rëndë. E po ashtu kemi edhe një rast shumë të rëndë në kujdesin intensiv që po ashtu është duke u kuru nga sëmundja e fruthit”, tha ai për Klan Kosovën.
Nuk mbahet mend për numër më të madh të pacientëve në vitet e fundit sa ka tani.
Apelohet se kush nuk është vaksionuar kundër fruthit ta bëjë një gjë të tillë sa më parë duke shtuar se kjo është një sëmundje ngjitëse.
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit