Pas operacionit të kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në liqenin e Ujmanit, ambasada e Francës në Kosovë kanë shprehur mbështetje të fuqishme për misionin e KFOR-it dhe bashkëpunimin e tij me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka theksuar se KFOR-i ka një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht, sidomos në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike”, shkroi ambasadori Olivier Guerot në platformën X.
Ai gjithashtu ka vlerësuar mediat që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur në liqenin e Ujmanit./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...