Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, është takuar sot në Paris me zyrtarë të lartë të shtetit francez të cilët kanë rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Francës ndaj agjendës evropiane të Kosovës.
Në tri takime të ndara që zhvilloi me sekretarin e shtetit për çështje evropiane Harlem Desir, drejtorin për Evropën Kontinentale, Eric Fournier dhe me drejtorin për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Pierre Levy, ministri Çollaku mori përkrahjen e tyre për procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përmbushjen e kritereve për dialogun për liberalizimin e vizave dhe vazhdim e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në përgjithësi, Çollaku, i ka njoftuar përfaqësuesit e këtij shteti me hapat që ka ndërmarr Kosova në drejtim të plotësimit të kritereve për përmbushjen e agjendës evropiane si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa ministrore .
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ministri Çollaku, ka njoftuar që deri në muajin qershor, do të jenë të përmbushura të gjitha kriteret për këtë proces dhe se pastaj raporti final do t’i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim, e më pas pritet të ndodhin edhe hapat e tjerë.
Në këto takime, ndër të tjera është diskutuar edhe për migrimin jo të rregullt e parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...