Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, përmes një deklarate ka uruar zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës.
Franca ka përshëndetur zgjedhjen e Thaçit dhe ka shprehur keqardhje për rrëmujën dhe dhunën që e kanë përcjellë këtë proces.
“Franca fton të gjithë të zgjedhurit për dialog në kuadër të një debati të qetë parlamentar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.
Aty thuhet se është me rëndësi të vazhdohen reformat kryesore në vend, në veçanti konsolidimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë sipas marrëveshjeve të Brukselit të 19 prill 2013.
“Franca mbështet Kosovën në rrugën e përafrimit me Bashkimin Evropian”, thuhet në fund të urimit të Francës për zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës.
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...