Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani u takua me ambasadoren Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Në këtë takim, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Rrahmani ka informuar ambasadoren Daviet me proceset aktuale në shëndetësi dhe ka shprehur falënderimin për kontributin e shtetit francez në mbështetje të shëndetësisë kosovare me projekte të ndryshme.
Në takim gjithashtu janë trajtuar mundësitë e bashkëpunimit për fusha specifike në shëndetësi, të cilat do të kishin një ndikim pozitiv për profesionistët shëndetësor të Kosovës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, përfitime të drejtpërdrejta për pacientët në Kosovë dhe për fuqizimin e sistemin shëndetësor të Kosovës, me mbështetje nga programe të ndryshme të asistencës nga autoritetet franceze./Arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...